SBAShK-u i vendos ultimatum të ri qeverisë

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj, është deklaruar për mosekzekutimin e pagave nga ana e ministrisë së Financave.

Ai ka thënë se janë në pritje të vendimit për ndalesa të pagave që ta shikojnë arsyetimin e dhënë e më pastaj do të vendosin për hapat që do ti ndërrmarrin.

“Na kemi qeverinë veç deri në nesër. Deri nesër kanë afat me naj dorëzu vendimin se si e kanë bë arsyetimin për mos dhënie të pagave”, ka thënë Kushaj për Paparacin.

Kushaj tutje ka thënë se kompensimin e orëve të humbura nuk janë duke e diskutuar si SBAShK tani dhe janë vetëm në pritje të pagave të muajit shtator.

“Ne kemi takime të rregullta në mbrëmje, çështja e kompensimit të orëve nuk lidhet me pagat e tona”, ka thënë ai

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë një ditë më parë se pagat e mësimdhënësve do të dalin menjëherë, sapo të marrin një zotim nga SBAShK-u për kompensimin e orëve të humbura.

Të ngjashme