SBASHK-u ultimatum Ministrisë së Arsimit

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 13:30 | Nga

Pika të nxehta në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ishin çështja e fatit të Ligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1990/91 e deri në vitin shkollor 1998/99 dhe çështja e shkrirjes së shtesës stimulative në pagën pazë për Administratën e Universitetit të Prishtinës.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ky takim, Këshilli Drejtues doli me qëndrimin se të vazhdohet me përpjekjet që këto dy çështje të zgjidhen përmes dialogut me institucionet gjegjëse, por nëse deri më 9 nëntor nuk arrihet marrëveshje përmes dialogut, atëherë më 10 nëntor do të thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues dhe do të vendoset për veprime sindikale, që nënkupton edhe grevën e përgjithshme në gjithë institucionet arsimore të Kosovës.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e rregullt ka debatuar edhe për shumë çështje aktuale në të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami përkitazi me kërkesën e SBASHK-ut që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen.

“Nga shkresa shihet se Ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit është obligim i pushtit lokal”, tha Jasharaj.

Këshilli Drejtues është informuar edhe lidhur me vizitën studimore të një delegacioni të SBASHK-ut në Gjermani sponsoruar nga GIZ-i, vizitë kjo e vlerësuar si shumë e suksesshme.

Këshilli Drejtues është njoftuar edhe me përgatitjet e para që janë bërë lidhur me përpilimin e tekstit të ri të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, pasi kontratës ekzistuese i kalon afati në prillin e vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme