SDZ: Serbia dhe Kosova, një histori e përjetshme e gjakut dhe e luftës

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 13:16 | Nga

Serbia dhe Kosova janë histori e përjetshme e gjakut dhe tokës, luftës dhe krizës, shkruan gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Për këtë histori Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka propozuar dialogun e hapur shoqëror që do të presë “nyjën e Kosovës” dhe t’i jep një shtysë Serbisë në “rrugën e saj të gjatë drejt komunitetit evropian”, thekson gazeta gjermane.

“SDZ” konstaton se humbja e mundshme e ‘djepit të krenarisë serbe’ është temë tabu në Beograd, pavarësisht situatës aktuale, sepse preambula e Kushtetutës serbe i referohet Kosovës si ‘një pjesë përbërëse e Serbisë’.

“Dhe këtu vjen Vuçiq me stimuj se duhet të marrë fund i gjithë balasti politik dhe emocional”, thotë gazeta, duke shtuar se prerja e “nyjës së Kosovës”, që si qëllimi të tij e shpalli Vuciq, padyshim kishte me qenë një bekim për serbët dhe shqiptarët, si dhe një shtytje e rëndësishme në “rrugën e gjatë drejt BE-së. “Sueddeutsche Zeitung” shkruan se Presidenti serb e di se qëllimi i tij i deklaruar i hyrjes së Serbisë në BE nuk mund të arrihet me çështjen e hapur të Kosovës.

“Por, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që nga 2011 i moderuar nga BE-ja po përparon ngadalë, marrëveshjet aktuale po zbatohen me vështirësi. Pas propozimit të ri Vuçiqit disa i thurin lavdi se ai është Willy Brandi serb- edhe pse ai nuk tregon në mënyrë të veçantë sesi do të dukej një zgjidhje e tillë’,” shkruan gazeta në fjalë, transmeton “Zeri.info”.

Këtë çështje, sipas kësaj gazete, Vuciq e la në duar të bashkëpunëtorëve të tij, siç është Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, i cili është, siç thuhet, brenda një periudhe të arsyeshme kohore pas tekstit autorial të Vuçiqit për dialogun e brendshëm, prezantoi planin për ndarjen e Kosovës.

Në Beograd, debati po vazhdon, por – në drejtim të paqartë, vlerëson gazeta gjermane. “Përveç teorive të ndryshme të konspiracionit, Vuciq ka për t’u përballur edhe me akuzat e nacionalistëve për tradhti, duke përfshirë qarqet e afërta me Kishën Ortodokse”, shkruan gazeta  dhe shton se Forcat liberale në Serbi propozimin e Vuçiqit e hedhin poshtë si retorikë boshe.

Gazeta rikujton se për iniciativën e Vuçiqit ka reaguar pozitivisht kryeministri shqiptar, ndërsa reagimi në Kosovë ishin pak më i përmbajtur. Megjithatë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte i inkurajuar për veten e tij në një artikull për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”,ku theksoj se ai është i gatshëm për kompromis, edhe pse nuk ka përmendur drejtpërdrejt propozimin Vuçiqit, përfundon artikullin “SDZ-ja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme