Së shpejti hiqet pagesa prej 10 centësh në Stacionin e Autobusëve

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 08:33 | Nga

Tarifa prej 10 centësh, të cilën e paguante secili udhëtar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, do të hiqet shumë shpejt.

Kështu bëri të ditur, Sherif Sejdiu, drejtor i bordit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve.

Sejdiu e quajti maltretim për udhëtarët këtë pagesë që ka filluar nga shtatori i vitit të kaluar.

“Shumë shpejt do të largohet mënyra digjitale e biletave për udhëtarët”, tha Sejdiu për kallxo.com.

Drejtori i bordit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve tha se nuk ka një shifër të saktë se sa mjete janë mbledhur dhe ku janë destinuar ato që nga koha kur ka filluar funksionimi i biletave digjitale.

“Ne nuk e dimë sa mjete janë mbledhur sepse nuk mund ta llogarisim menjëherë ndërsa të gjitha mjetet janë destinuar brenda Stacionit për shërbime”, tregoi Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme