Projekt për largimin e ujërave të zeza në liqenin e Batllavës

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 16:32 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sekretarin e shtetit hungarez për Diplomaci Ekonomike, Levente Magyar të shoqëruar nga ambasadori i Holandës në Kosovë Laszlo Markusz.

Ministri Shala falënderoi delegacionin hungarez për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti hungarez.

Po ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë ministri,  veçanërisht në  sektorin e ujërave përfshirë legjislacionin dhe strategjinë e ujërave.

Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë Hungareze akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e ujërave.

Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e projektit të ujërave të zeza të cilat derdhen në liqenin e Batllavës.

Në ndërkohë ministri Shala dhe delegacioni Hungarez u pajtuan në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta ashtu si deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme