Së shpejti raportohet për Asociacionin në Bruksel

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 08:19 | Nga

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane Federica Mogherini, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues, i cili po harton statutin e Asociacionit, së shpejti do të ftohen në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta organizojë një takim, në të cilin do të ftohen kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues i cili po harton statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane Federica Mogherini, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të dyanshme dhe qëllim i vazhdimit të rrugës evropiane.

“Një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve është në dobi të të dyja vendeve, Beogradit dhe Prishtinës. Është jetike për të dyja palët, por gjithashtu është e rëndësishme që të mundë të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, pasi përparimi në dialog është i lidhur fort me aftësinë e të dyjave vendeve për të përparuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo në përgjigjen e saj./Gazeta Zëri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme