Seanca e radhës për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë-Kosovë me 5 tetor, kërkohet dënim maksimal

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 12:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokatja Rina Kika para gazetarëve ka thënë se nuk mund të japë informatat sepse është vendosur që seanca të jetë e mbyllur. Ajo ka thënë se seanca e radhës është shtyrë për datën 5 tetor.

Avokatja e familjes së Kujtim Veselit, 11-vjeçarit të vrarë nga Fushë-Kosova, është deklaruar për medie pas përfundimit të seancës gjyqësore.

“Sot ka qenë seanca e shqyrtimit kryesor. Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që seanca të jetë e mbyllur dhe për këtë arsye nuk e jam lejuar qe të ndajë informata në lidhje me seancën. Seanca e radhës është caktuar me datën 5 tetor në orën 10:30”.

“Rikujtojmë se ky proces gjyqësor është vetëm njëri prej segmentit të Kujtim Veselit. Ne kemi lansuar një peticion që përbën tri kërkesa që Policia e Kosovës dhe Prokuroria të kërkojnë falje për neglizhim e rastit. Vrasja e Kujtim Veseli dhe dhunimi i tij ka qenë të parandalueshme dhe nuk është trajtuar rasti sipas ligjit”.

Gjithashtu ajo tha se kanë kërkuar që ndaj Policisë së Kosovës dhe prokurorëve që janë marr me rasti  të zhvillohet një procedurë ligjore për papërgjegjësinë e tyre, raporton EO.

“Kërkesa jonë e dytë është që ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policor të cilët kanë qenë përgjegjës për rastin të zhvillohet një procedurë penale dhe të hetohet përgjegjësia e tyre. Kërkesa e tretë të ketë një kompensim për shkelje  të drejtët e njeriut nga Qeveria e Kosovës”.

“Ende, nuk kemi marr asnjë përgjigje në lidhje me këto tri kërkesat tona. Ne kemi kërkuar që të shqiptohet dënimi maksimal, pasi që konsiderojmë se vepra penale, pra vrasje dhe dhunimi janë kryer me dashje”, ka shtuar ajo.

Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë-Kosovë.

Të ngjashme