Seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, Qeriqi: Procesi i ngadalshëm dhe i panevojshëm

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 11:13 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi, tha se rasti ndaj tij dhe 10 veteranëve të UÇK-së, është i pa nevojshëm, dhe po ashtu kritikon se procesi është duke shkuar ngadalë,  raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të seancës dy nga të akuzuarit u prononcuan duke e quajtur këtë seancë, lojë politike dhe të lodhshme për ta.

Organizatori i protestës, Qeriqi tha se procesi është duke shkuar shumë ngadalë.

“Kjo është lojë nga ana e përfaqësuesit të Qeverisë, sepse në çdo seancë thuhet e njëjta arsye për vlerën e dëmit, të kalohen gjashtë vite dhe të ftohen katër seanca më duket e padrejtë”, tha Qeriqi.

Tutje ai tha që nuk është kundër drejtësisë por jo të thirren pa nevojë, dhe nuk do t’i përgjigjet deri në seancën përfundimtare.

Në anën tjetër edhe i pandehuri tjetër Zymer Ahmeti, bashkëluftëtar i Qeriqit, tha se po akuzohet pa drejtë nga gjykata.

“Kam përkrahur dhe do t’i përkrahi bashkëluftëtarët e mi, dhe unë në këtë protestë kam shkuar me vonesë dhe kam qenë me vonesë pasi ka përfunduar por jam arrestuar dhe po dënohem padrejtë”, tha ai.

“Dua ta falënderoj Qeverinë sepse kurrë nuk i kam pa hajr qeverisë si luftëtar asnjëherë, por tash po i shoh në këto seanca, dhe asgjë nuk është bërë për veteranët e me ju ba gjithë ky maltretim, kjo është mjerim”, përfundoi Ahmeti.

Të ngjashme