Seancat gjyqësore se shpejti pritet të mbahen online

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Njohës të çështjeve juridike thonë se seancat duhet të mbahen online, ose në Pallat të Drejtësisë ku ka hapësirë.

Këtu në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk po mbahet asnjë seancë gjyqësore.

Të vetmet raste që i marrin në trajtim gjyqtarët e kësaj gjykate, janë ato të natyrës urgjente.

Gjithashtu trupa menaxhuese e kësaj gjykate ka vendosur që të trajtohen edhe lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave, si dhe lëndët ku rrezikohet procedimi i tyre nga fillimi.

Por, një vendim të tillë po e konsiderojnë të dëmshëm për palët njohës të çështjeve juridike.

Avokati Korab Sejdiu, thotë se sistemi gjyqësor në Kosovë edhe ashtu nuk është shumë efektiv dhe vendimi për pezullim pritet të shkaktojë më shumë vonesa.

Sejdiu propozon që seancat të mbahen online, ashtu siç po bëjnë shumë vende tjera gjatë kohës së pandemisë.

Por, mundësinë për mbajtje të seancave online nuk e sheh si të përshtatshme Veton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional

Ai thotë se gjyqtarët nuk kanë të drejtë të marrin shkresa të lëndëve në shtëpitë e tyre.

Nrecaj konsideron se do të duhej të mbaheshin seancat në objektin e Pallatit të Drejtësisë, sepse sipas tij ai I plotëson të gjitha kushtet teknike edhe tash gjatë pandemisë Covid 19.

Gjatë së enjtes në oborrin e Pallatit të Drejtësisë kryesisht u panë punëtorë të këtij institucioni, kurse palë u panë të pranishme më pak.

E ditë më parë, Gjykata kishte marrë vendim për reduktimin e stafit për shkak të pandemisë.

Të ngjashme