Sefaj i bindet Haradinajt, por jo edhe Gashi

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 09:07 | Nga

Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj dje ka dhënë dorëheqje të paravekoueshme nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, një kërkesë të tillë nuk e ka përfillur ende shefi i AKI-së Driton Gashi, të cilit i ka dalë në mbrojtje presidenti Thaçi. Deputetë të AAK-së në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së janë të bindur se edhe kryespiuni kosovar do të dorëhiqet.

Pavarësisht se gjatë së premtes së shkuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, si dhe të shefit të AKI-së Driton Gashit, një kërkesë të tillë deri më tash e ka pranuar vetëm Sefaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së, shkruan tutje ‘Zëri”.

Për dallim prej këtij të fundit, Gashi ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. Kjo për faktin se shefit të AKI-së i ka dalë në mbrojtje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke mos dhënë pëlqimin e tij për ta larguar atë nga pozita në të cilën ndodhet aktualisht.

E për të përfunduar i shkarkuar shefi i AKI-së, pos miratimit të kryetarit të Qeverisë, nevojitet patjetër edhe pëlqimi i kreut të shtetit. Megjithëkëtë, kryeministri ka theksuar sërish dje se të dy “kokat e sigurisë” tashmë janë të shkarkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme