Sefaj: Ndërtimet në Badoc, lojë e dakorduar ndërmjet MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 08:20 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paralajmërimet për ndërtimet në Liqenin e Badocit kanë ngritur polemika të shumta në opinion.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Komuna e Prishtinës po e fajësojnë njëra-tjetrën për dhënie të kushteve për ndërtim.

Përfaqsues të “Aksionit qytetar për mbrojtjen e Badocit” krejt këto po i quajnë lojë të dakorduar ndërmjet këtyre dy palëve.

Ali Sefaj, njohës i çështjeve juridike, thotë për Ekonomia Online se sipas legjislacionit në fuqi dhe udhëzimeve administrative, në atë zonë nuk mund të ndërtohet asnjë shtëpi, e lëre më lagje.

“Lagja e cila është paraparë të ndërtohet në Badoc, dhe loja se kujt i mbetet ngelja komunës apo ministrisë, mendoj që është një sherr apo një lojë e dakorduar mes dy palëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me problem administrativ që tani a duhet t’i anulojmë kushtet, sepse pala nuk është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, apo të fillojë edhe një herë për së dyti çështja. Kemi të bëjmë me çështje të kryer në zonën në fjalë sipas legjislacionit në fuqi, sipas udhëzimeve administrative dhe sipas vendimit qeverisës, nuk mund të ndërtohet lagje në Badoc, sepse rrezikon cilësinë dhe sasinë e ujërave”, thotë ai.

Sefaj që njëherësh është zyrtar ligjor në Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK) thotë se përveç rrezikimit të ujit të pijes, ndërtimet në atë zonë rrezikojnë florën dhe faunën, një pasuri e vlefshme që ka ajo pjesë.

“Përveç kësaj rrezikon florën dhe faunën përreth saj dhe unë do të ndalesha me efekt të veçantë tek lundërza, për arsye se është kafshë e cila është strikte e mbrojtur, dhe është e llojit shumë të rrallë në Kosovë, e që rrezikon të zhduket. Nuk po flasim më për cilësinë e ujit sepse ne e dimë, si kanë funksionuar deri më tani lagjet, si kanë funksionuar industritë, të cilat kanë qenë të obliguara të ju bëjnë trajtim ujërave të zeza, dhe ne i shohim çdo ditë lumenjtë dhe rrjedhat e Kosovës”, thotë ai.

Zyrtari ligjor thotë se kushdo që ka vendosur të lëshojë vendime kundërligjore për të mundësuar ndërtimin e kësaj lagjeje do të përballet me ligjin.

“Thjesht kushdo që e ka menduar ndërtimin e kësaj lagjeje dhe qoftë dy herë radhazi që ministria e ka shfuqizuar vendimin e Komunës, dhe Komuna në herën e tretë janë dakorduar që të dyja ngapak të bartin përgjegjësi. Mirëpo operatorit t’i japin kushtet ndërtimore, siç e thashë edhe në fillim kjo është një hile dhe cilido që e ka menduar që duke luajtur këtë lojë mund ti krijojë favore kompanisë së caktuar që nuk ka rëndësi si e ka emrin apo për kënd është fjala do të përballet me ligjin, sepse nuk mund të na rrezikojë sasinë dhe cilësinë e ujit, një lagje e deklaruar për planifikim”

 “Mirëpo fatkeqësisht thuhet që ka edhe planifikime të tjera do të ndalen këtu, dhe siç e kam thënë edhe në një prononcim në facebook , nëse aktorët mendojnë qe në kundërshtim me vullnetin qytetar, në kundërshtim me resurset ujore, në kundërshtim me legjislacionin dhe në kundërshtim me logjikën pozitive dhe frymën e ligjit mund të insistojë t’i japin kushte ndërtimore dhe të ndërtohet një lagje, t’ju them që në qendrat e paraburgimit në Kosovë ka vend për ta mjaftueshëm, na kurseni edhe nga ky sherr i radhës dhe na ruani cilësinë e ujit të pijshëm”, thotë ai.

Pwr tw shprehur kundwr kwtij vendimi nwn organizimin e “Let’s Do It Kosova”, kwtw tw diel do tw organizohet aksion pastrimi nw Liqenin e Badocit.

Po ashtu me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, Komuna e Prishtinës, të martën, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Badocin.

Ndërtimet për rreth Liqenit të Badocit janë kundërshtuar ashpër nga e gjithë shoqëria.

Lexo më shumë:

Të ngjashme