Sefaj priti në takim ambasadoren e Holandës

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:22 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrah Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme