Segmenti i parë i autostradës Shkup-Hani i Elezit, nis në fillim të vitit 2020

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Kështu i ka thënë TV Alsat-M kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet.

“Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të fillojë zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar, shkurt, mars, këto janë tre muajt e parë të vitit do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, tha kryeministri Zaev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme