Sejdi Hoxha kujton tre dëshmorët e rënë heroikisht në Abri

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës përmes një statusi në Facebook ka kujtuar datën e 7 prillit, për 3 dëshmorët e lirisë Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala të cilët ranë heroikisht në Abri në mbrojtje të popullatës civile nga ofensiva e egër e forcave Serbe të cilat kishin mësyrë fshatrat e Drenicës.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të veçantë të 7 Prillit kujtojmë 3 dëshmorët e lirisë Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala të cilët ranë heroikisht në Abri në mbrojtje të popullatës civile nga ofensiva e egër e forcave Serbe të cilat kishin mësyrë fshatrat e Drenicës.
Dëshmorët respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Falë tyre ne sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.
Përjetësisht 🙏🏻 përulemi para veprës së tyre.
Lavdi e përjetshme!
Sejdi Hoxha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme