Sejdiu: Brenda dy jave do të kryhet procesi i vaksinimit të mjekëve

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë se ekzistojnë rreth 14 punëtorë shëndetësorë në Kosovë.

“Janë rreth 11 mijë punëtorë shëndetësorë në sektorin publik dhe rreth 3 mijë në sektorin privat. Ata janë të barabartë në raport me vaksinimin. Besoj se nëse shkon gjithçka mirë, brenda dy javësh do të kryhet i tërë procesi”, deklaroi Sejdiu për RTV Dukagjinin.

Kryesindikalisti i mjekëve të Kosovës thotë se vaksina e AstraZeneca është e testuar dhe ka treguar rezultate të mirë.

“Efektet anësore janë shumë të rralla dhe shumë më të pakta në raport me barnat tjera. Nuk duhet të kemi pikëpyetje në raport me sigurinë e vaksinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se në bazë të një sondazhi të brendshëm 94.3% e mjekëve që i janë përgjigjur sondazhit janë shprehur të gatshëm të marrin vaksinën.

“Ky duhet të jetë një mesazh edhe për popullin, pasi mjekët kanë besim në proces”, deklaroi Plaurat Sejdiu.

Të ngjashme