Sejdiu dhe bashkëshortja e tij mposhtën Coronavirusin

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë të ditur se ai bashkë më bashkëshorten ia kanë dalë ta mposhtin coronavirusin.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga e mërkura e javës që shkoi bashkë me bashkëshorten ishin shtrirë në Klinikën Infektive.

“Javën që shkoi, nga e mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK”.

“Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë”, ka shkruar Sejdiu.

“Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme