Sejdiu në festimin e ditëlindjes së Bill Clinton-it: Amerika, engjëll mbrojtës për Kosovën

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 12:50 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kanë mbajtur një ceremoni të festimit me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu falënderoi shoqatën për punën që ata bëjnë në zhvillimin e raporteve në mes të shteteve dhe i quajti engjëll mbrojtës ShBA-të për mbështetjen që gjithmonë ai vend i ka dhënë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Një shtet, një vend, një popull i cili është gjetur në kohët më të liga në vendin tonë, e ka shpëtuar falë luftës së brendshme. Një diçka që mbetet unë do ta quaja një engjëll mbrojtës për vendin dhe zhvillimet tona, prosperitetin e përgjithshëm edhe kur kemi telashe, një vend që nuk mund të zëvendësohet me asnjë hapësirë tjetër dhe vend i veçantë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Sejdiu.

Sejdiu gjithashtu tha se presidenti Bill Clinton gjithmonë është interesuar për fatin e Kosovës dhe se politika e ShBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Në secilin takim ai është interesuar për fatin e Kosovës, zhvillimet që ne i kemi, a ka nevojë të ngjeshemi pak më mirë me punët tona, dhe besoj që është një dashamirësi e veçantë edhe nuk është një moshë që e ka hedh në pension, por një jetë më aktive dhe ka një influencë jashtëzakonisht të madhe dhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se qëllimi i kësaj ngjarje është që mesazhi të jetë tradicional duke e falënderuar ish-presidentin e ShBA-së për atë se çfarë ka bërë për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi jonë ka qenë që mesazhi të jetë tradicional dhe me veprimin tonë të sotëm dëshirojmë të dërgojmë mesazhe falënderuese dhe stimuluese për personalitete te caktuara amerikane dhe botërore”, tha Rexhepi.

Rexhepi tha se ky aktivitet nuk ka efekte politike dhe se përmes këtij aktiviteti kjo shoqatë dërgon shumë mesazhe për individ dhe shumë institucione.

“Porosia e këtij aktiviteti nuk është thjeshtë kulturore, por dërgon shumë mesazhe pa efekte direkte dhe indirekte politiko-diplomatike dhe mesazhe për individ, institucione nacionale dhe shtetërore”, tha Rexhepi.

“Ne po e nderojmë institucionin më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto mesazhe dhe dëshirojmë të iu tregojmë edhe të tjerëve, veproni sepse nesër do të i’u respektojmë edhe juve dhe institucionet e juaja dhe jemi falënderues për këto veprime” shtoi gjithashtu kryetari i kësaj shoqate.

Gjatë ceremonisë se festimit organizatorët realizuan një video në shenjë falënderimi për ditëlindjen e Ish-Presidentit Bill Clinton dhe atë dërguan tek ai.

Ndërsa, Kirurgu Sali Krasniqi ia dërgoi një libër si shenjë dhurate për Clintonin dhe tha se ky libër është letra që i’u dërgua presidentit në kohën e luftës nga një ekip i mjekëve.

“Në këtë libër është një letër ku i është dërguar Bill Clintonit në gusht të vitit 1998 për të ndërhyrë ushtarakisht ndaj Serbisë kur ka filluar lufta, këtë letër ia kanë dërguar mjekët nga Amerika që në atë kohë ishin në Kosovë dhe këtë letër ia dërguan disa mjek ne vitin 1999, ndërsa libri është letra e përkthyer në gjuhën shqipe”, tha Krasniqi.

Në fund, anëtari i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, Fehmi Pireva e lexoi një poezi kushtuar ish-presidentit Bill Clinton.

Të ngjashme