Sejdiu: RTK e kapur nga Klani Pronto

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 14:29 | Nga Albulena Misini

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu, ka thënë se televizioni publik (RTK) është kapur nga Klani Pronto.

Në një konferencë për media nënkryetari Sejdiu ka thënë se politikat redaktuese të RTK-së po bëhen nga, Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Pasi ishin realizuar disa intervista në RTK me Isen dhe Kadrinë, Vetëvendosje ka bërë kërkesë të realizoj sot një debat në RTK me kryetarin Visar Ymeri. Kryeredaktori i RTK-së Xhymret Veliu iu ka përgjigjur Zyrës sonë se intervista me Visar Ymerin nuk do të realizohet, për shkak të gjuhës kritke ndaj RTK-së”.

“Ky vendim është dëshmi që RTK-ja është kapur nga Klani Pronto, politikat redaktoriale të RTK-së po bëhen nga Isa, hashimi e Kadria. Kjo përbën shkelje të rënd të medias dhe profesionalitetit media. I ftojmë të gjitha organizatat që merren me lirinë e shprehjes të reagojnë”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti,  ka theksuar se as policia dhe as prokuroria nuk kishin gjetur fajtor për sulmin në RTK, por vetëm menaxhmenti e ka gjetur fajtorin duke akuzuar Vetëvendosjen.

“RTK është bërë si shtëpi i klanit ‘Pronto’, kur ka Isa Mustafa ka konferencë për të gënjyer qytetarët, RTK e transmeton drejtpërdrejt në të gjitha kanalet, edhe Thaçi kur gënjen, RTK e transmeton drejtpërdrejt.

RTK paguhet nga paratë e qytetarëve në mesin e të cilëve janë edhe votuesit e Vetëvendosjes. Vetëm në Kosovë ndodhë qe një partie ti mohohet e drejta e fjalës”, ka thënë Dërguti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme