Sejdiu shërohet nga Covid-19, falënderon mjekët për kujdesin

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Ai ka falënderuar personelin mjekësor për kujdesin

Të dashur miq,

Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.

Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.

Të dashur miq,

Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme