Sekretari i MPB-së dhe drejtori i Policisë po marrin pjesë në takimin Rajonal të BE-së

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme,z.Lulzim Ejupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sëKosovës, z. Rashit Qalaj, po marrin pjesë në takimin e projektit Rajonal të BE-së, për luftimin e krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim z.Ejupi theksoi se luftimi i të gjitha formave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë mbeten një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

“Kërcënimet e sigurisë kanë dimension ndër-kufitar dhe kërkohet reagim efikas në parandalimin dhe luftimin e këtyre kërcënimeve, prandajkërkohet bashkëpunimiproaktiv, i rregullt dhe i shpejtë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.”, theksoi Ejupi.

Ndërsa Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z RashitQalaj, vuri në dukje bashkëpunimin e mirë që ka Policia e Kosovës me shtetet e rajonit si, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe  Malin e Zi. Ai tha se për Policinë e Kosovës mos anëtarësimi në Interpol dhe Europol, vazhdon të mbetet pengesë e vazhdueshme për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Sekretari Ejupi  dhe  drejtori Qalaj shprehën përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbimin e informatave me të gjitha shtetet pa dallim dhe kërkuan që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë më shumë sinergji, sidomos në thellimine bashkëpunimit për të zbatuar një agjendë të përbashkët të sigurisë,  të bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit.

Në këtëkonferencë, zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Toger Ahmet Salihu, ka marrë çmimin për udhëheqjen e një hetimi  në një operacion ndërkombëtarkundër trafikimit me narkotik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme