Sekretari i tarikateve: Bashkësia Islame, promotore e homoseksualizmit

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, thotë se Bashkësinë Islame të Kosovës po e stibulon homoseksualizmin në Kosovë.

Ai, në një intervistë në emisionin InfoKlania në Klan Kosova FM, ka theksuar se kjo po bëhet me lejimin e martesave të një burri me disa gra.

“Për fat të keq në islam me këtë çështjen e martesës është manipuluar keq – jo mundeni me i pasë dy gra, tre gra apo katër gra. Ajo është diçka jonatyrale. Në botë lindin sa burra dhe sa gra, në qoftë se një burrë i ka katër gra, atëherë tre burra të tjerë mbesin pa partnere. Ky interpretim i islamit, siç është tek ne BIK, është promotor i homoseksualizmit”, ka thënë Shehu.

Të ngjashme