Sekretari për Bujqësi i Iowas, Bill Northey, viziton Kosovën

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 12:56 | Nga

Sekretari për Bujqësi i shtetit të Iowa-s, Bill Northey, do të vizitojë Kosovën nga data 26 qershor deri më 2 korrik.

Ai do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe, po ashtu, do të ketë një agjendë të ngjeshur në Kosovë me takime dhe vizita në institucione të ndryshme dhe agro-biznese.

Krasniqi dhe Northey janë takuar disa herë në këto vitet e fundit. Kosova dhe Iowa kanë partneritet të veçantë në bujqësi, por edhe në fusha të tjera, si edukim dhe fushën e sigurisë.

Sekretari Northey do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga personalitete të ndryshme nga ky shtet, si udhëheqës kolegjesh, instituteve të ndryshme dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme nga ky shtet.

Të ngjashme