Sekretarja e Forcave të Armatosura të Francës nderon ushtarët francezë të vdekur në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 10:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq, ka bërë homazhe te monumenti kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë.

Darrieussecq tha se përmes zërit të saj Franca nderon të gjithë ushtarët që luftuan dhe vdiqën nën ngjyrat e flamurit të shtetit të saj, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtoi se më shumë se 50 mijë ushtarë francezë zëvendësuan njëri=tjetrin në misionin e tyre në Kosovë nga viti 1999 deri me 2014.

Sipas saj, Franca nuk harron se angazhimet e ushtrisë franceze në ish-Jugosllavi i kushtuan me jetën 114 ushtarëve të saj.

“Ne nderojmë të gjithë 300 mijë luftëtarë që luftuan me guxim, larg vendit të tyre, në kushte të vështira dhe vuajtën pas luftës nga mungesa e njohjes nga ana e kombit. Së bashku, i nderojmë ushtarët që luftuan për Francën dhe që pushtojnë këtë varrezë të Prishtinës”.

“Është e rëndësishme për mua, në këto hapësira simbolike, t’u bëj nderime ushtarëve francezë që morën pjesë në konfliktin në ish-Jugosllavi. Kujtimi për operacionet tona të jashtme duhet te mbahet lartë, sepse e di se bashkatdhetarët tanë kanë admirim dhe respekt për angazhimin e këtyre burrave dhe grave të gatshëm për sakrificën e fundit”.

Darrieussecq do të pritet edhe nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e kryeministri Ramush Haradinaj.

Të ngjashme