Sektori privat në Kosovë me ligjerata virtuale për aftesimin e të rinjëve

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ani pse të karantinuar për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network), bashkë me kompanitë e saj anëtare të cilat respektojne parime të CSR, po vazhdojnë me implementimin e aktiviteteve virtuale për aftësimin e të rinjeve në Kosovë.

Nën udhëheqjen e Rrjetit CSR Kosova, në vazhdimësi janë duke u mbajtur ligjerata/trajnime virtuale për fuqizimin e të rinjve, të cilat mbahen në mënyre vullnetare nga profesionistë të ndryshëm nga kompanitë e Rrjetit dhe bashkëpunëtorëve, te cilat ligjerata po zhvillohen kryesisht permes platformës ZOOM, me qëllim të kontribuimit në aftësimin profesional të të rinjve kosovarë.

Në bashkëbisedimin inspirues për të rinjtë me Drejtoren Ekzekutive & Partneren e kompanisë Rrota, Donjeta Sahatçiu, fokus ishte investimi në një të ardhme të ndritshme dhe motivimi i të rinjeve për t’i realizuar ëndrrat dhe qëllimet përkatëse. Sahatçiu, njejtë si udheheqës të tjere nga kompanitë anëtare të CSR, ka pranuar me shumë kënaqësi të bashkëbisedoje me të rinjtë për rrugëtimin dhe fuqizimin e tyre profesional, dhe ndër të tjerash, të ofrojë ekspertizën e saj duke i këshilluar tutje për arritjen e synimeve të tyre.

Të ngjashme