Sektori privat po e ndihmon zhvillimin ekonomik e punësimin, pa dashje po ndikon edhe në ndotje

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 12:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita e dytë e forumit të lartë politik “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, ka filluar me një panel diskutimi në lidhje me rolin e sektorit privat sa i përket “Rritjes së gjelbër”, raporton Ekonomia Online.

Donikë Beqiri nga INDEP tha se sektori privat, përkundër kontributit në zhvillimin ekonomik dhe në punësim, pa dashje po ndikon edhe në ndrojtjen e ambientit.

“Sektori privat në Kosovë është 60 për qind e ekonomisë dhe 70 për qind e punësimit dhe në anën tjetër është burimi i emetimeve dhe impakteve në mjedis, dhe tash mundemi me shikuar si burim të zgjidhjes edhe të problemit, dhe në të dyja aspektet është më rëndësi që sektori privat me qenë i përfshirë në shtyrjen e Agjendës 2030”.

“Kur e shohim si sektor që ofron punësim dhe sektor që mundëson integrimin e grave në fuqizimin ekonomik, është e rëndësishme që për Organizatën OZhQ-të në zhdukjen e varfërisë, me krijimin e punësimit dhe me zhvillimin ekonomik. Në anën tjetër është sektor që pritet të respektojë standardet e funksionimit në raport të shëndosh me mjedisin”.

“Në këtë aspekt është një sektor përveç që mundet me respektuar standardet me zhvillu ekonominë në raport me mjedisin, mundet me qenë edhe një sektor që është burim i financimit të krijimit të zgjidhjeve që dërgojnë në zbatim të Agjendës 2030″, tha ajo.

Antigona Limani nga Rrjeti CSR Kosova, tha se jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botë sektori privat e ka barrën më të madhe në ndrojtjen e ambientit, por gjithashtu edhe në zgjidhjen e problemeve të socio-ekonomike

“Rrjeti CSR është themeluar në vitin 2010 dhe që nga atëherë punojmë në ngritjen dhe vetëdijesimit të kompanitë private për integrimin e tyre të përgjegjësisë së tyre korporatave që ata funksionojnë dhe të punëtorëve të tyre”.

“Nga viti 2015 i kemi integruar objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në rolin që ne e bëjmë si rrjet, por ky atakim ka qenë i ngadalshëm, për shkak se dialogu i vazhdueshëm ndërmjet sektorit publik me atë privat ka munguar deri tash. Nuk ka qenë i strukturuar siç është tani që flitet mes partneritetit publik e privat, edhe kemi filluar me përgatitje te sektori privat sesi ata mund të jenë zgjidhje të problemeve”.

“Ne e dimë që jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën, sektori privat ka barrën më të madhe në ndrojtjen e ambientit, por gjithashtu edhe në zgjidhjen e problemeve të socio-ekonomike, dhe është me rëndësi që sektori privat të ofrojë mekanizma që kjo metodë të rregullohet”, tha Limani.

Faton Hasani nga Procredit Bank, tha se mundohen që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit në vazhdimësi.

“Secili biznes privat e ka një ndikim negativ në mjedis, dhe ne si Bankë e dimë që e kemi një ndikim në mjedis, kemi filluar të implementojmë sisteme të cilat na ndihmojnë në ne të masim këtë ndikim dhe ta përmirësojmë në vazhdimësi”.

“Ne e kemi themeluar një sistem të menaxhimit të mjedisit, i cili tenton të ketë një qasje të përgjithshme të ndikimit në mjedisin direkt dhe indirekt”, tha ai.

Berat Rakovica nga OJQ “Marakli T’biçikletave, kërkoi që niveli lokal dhe ai qendror të bëjë më shumë në sigurimin e hapësirave për biçikleta, raporton EO.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional nuk ka munguar, ku kemi bërë propozime e kërkesa të ndryshme në nivelin impkal dhe qendror për korsi të biçikletave dhe së fundmi edhe për parkingje”, tha ai.

Të ngjashme