Sekuestrohen 15 kg drogë në Bresalc të Gjilanit, arrestohen dy persona

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton për arrestimin e dy personave në Bresalc të Gjilanit, pasi dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike.

Lidhur me rastin policia ka sekuestruar 15 kg drogë të llojit marihuanë, dy vetura, një telefon dhe 170 euro para të gatshme.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Fsh. Bresalc, Gjilan, 01.12.2021 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike.  Janë sekuestruar pesëmbëdhjetë kilogram e tre qind e njëzetë e katër, katër gram (15 kg e 324,4 gr.) substancë e dyshuar narkotike te llojit marihuanë, dy vetura, një telefon dhe 170 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme