Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, arrestohet një person

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Policia gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, ku edhe ka arrestuar një person.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: Tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, shtatë fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës, njofton Klankosova.tv.

Policia nëpërmjet një kumtese bën të ditur se është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se ndaj tij është iniciuar rasti, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Të ngjashme