Selia e Ambasadores së Izraelit në Kosovë do të jetë në Jerusalem

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e re i Izraelit për Kosovë do ta ketë selinë në Jerusalem, shkruan Jerusalem Post.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit njoftoi se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj në mesin e tyre edhe ambasadoren për Kosovë Tamar Ziv.

Sipas raportimit të Jerusalem Post, ambasadorja Ziv do të jetë ambasadore jo rezidente.

Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020. Kusht i njohjes nga Izraeli ishte që Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Formalisht dy shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, kurse e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem është Ines Demiri, shkruan Express.

ShBA-ja ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka hapur ambasadën aty në maj të 2018-ës. Në anën tjetër Bashkimi Evropian nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit por Tel Avivin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme