Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me Covid, derisa po mbahen në Hagë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kështu njoftojnë burimet e TV Dukagjinit.

“Ata sot kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e marra të të ndaluarit të të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus”.

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë.

Të ngjashme