Selimi: Fantastike anëtarësimi i Kosovës në Programin Kompakt nga MCC

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit, Petrit Selimi, e ka mirëpritur vendimin e MCC për Programin Kompakt.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Petrit Selimi vlerëson se ky është një lajm fantastik për Kosovën, pasi edhe zyrtarisht kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është njoftuar nga programi MCC rreth këtij vendimi.

”E fundit! Lajme fantastike nga SHBA-të. @MCCgov sapo ka njoftuar zyrtarisht kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj se ka mundësuar që Kosova të hyjë në Programin Kompakt që ka vlerë potenciale dhjetra milionë dollarë. Kjo është një shenjë e fortë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës por edhe progresit të arritur nga Kosova”, shprehet shefi i fondacionit MCC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme