Selimi takohet me shefin e EULEX-it, flasin për aksionet e Speciales

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Selimi njofton se në takim është diskutuar edhe për aksionet e kryera nga Dhomat e Specializuara.

I pari i drejtësisë në Kosovë tha se ky ka qenë takim i rregullt e se ka pranuar raportin e fundit të misionit për sistemin gjyqësor.

“Në takim të rregullt me Shefin e Eulex-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, pranova raportin e fundit të këtij misioni për sistemin tonë gjyqësor, të cilin së shpejti do ta lansojmë bashkërisht për publikun. Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundim të Ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara. Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Të ngjashme