Selimi: Të vërtetën mbi UÇK-në e sajuan disa persona, FSK-ja nuk është trashëgimtare e saj

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 17:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tribunë dhe bashkëbisedim me temën ”Mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan”, raporton EkonomiaOnline.

Edhe pse në asnjë manifestim të organizuar nga institucionet shtetërore nuk u përmend lufta dhe kontributi i UÇK-së, ishte deputeti Rexhep Selimi që në po këtë ditë ka treguar fazat nëpër të cilat ka kaluar UÇK-ja nga formimi i saj. Ai tha se 20 vjet pas çlirimit e vërteta mbi luftën çlirimtare është sajuar ashtu sic kanë dashur disa persona.

“Mbeten shumë çështje për t’i diskutuar, nuk besoj që dikush prej nesh mendon që jemi aty ku kanë dashur dëshmorët, do të pretendoj që ta nxjerrim një përgjigje se çka po ndodh me luftën tonë çlirimtare pas 20 viteve. Janë krijuar dy të vërteta, njëra modeste që është madhështore. 2 një e vërtet e sajuar jo siç ka qenë, por siç kanë dashur ta kishin këta UÇK, duke hesht edhe ne protagonistët duke e sajuar një të vërtetë mbi të vërtetën”.

Ai tregoi se UÇK është formuar në tri faza.

“Tri faza shumë të rëndësishme, kur është formua UÇK nga disa dëgjoni 1997, nga dikush 1992 nganjëherë varet nga dikush që e donë, që formimit të UÇK t’ia bashkëngjet karrierës së vet. UÇK para 1994, për herë të parë UÇK e kemi dëgjua në 1994. Zyrtarisht themelet e UÇK më 1994 deri 1997-98 nga koha e daljes së UÇK në skenë dhe faza e tretë prej betejës së Jasharajve deri tek përfundimi i luftës”, tha Selimi.

Deputeti Selimi kritikoi edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës. Tha se ushtria e tanishme, nuk është trashëgimtare e UÇK-së, trashëgimtarë ka qenë TMK-ja.

“UÇK u trashëgua u transformua në TMK ndodhi çarmatosja 1999. Prej atëherë TMK e ka ruajtur strukturën dhe historinë deri 2009, në vend që FSK të ishte ushtria dhe trashëguesja, u shua TMK dhe u formua FSK dhe doli që nuk është trashëgimtare e UÇK”, shtoi Selimi.

Ai poashtu kritikoi edhe lapidaret e dëshmorëve tha se shtatoret janë ngritur pa kriter.

 Poashtu tha se presidenti ka ndarë dekorata sipas vullnetit të tij dhe jo sipas kritereve dhe meritave, ndërsa shtoi se dëshmorët nuk kanë pasur grada por kanë pasur detyra dhe pozicione ushtarake.

Ish gjenerali i UÇK-së dhe tani deputet, Rexhep Selimi kritikoi edhe ligjin aktual të veteranëve duke përsëritur qëndrimin e tij se nuk kanë qenë 61 mijë veteranë  siç janë tani të regjistruar. Thotë se nuk kanë qenë më shumë se 20 mijë veteranë.

“Edhe atëherë VV-ja ka pas vërejtje esenciale sot përballemi me ato mangësi, kemi pas thirrje jemi akuzua se jemi kundër ligjit për veteranë, ka qenë presion për ta votuar një ligj cili do që të jetë”, tha ai.

Të ngjashme