Selimi: Thaçi legjitimoi cilësimin e shqiptarëve si terroristë

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 12:48 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar vendosjen e luleve nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një përmendore ku shqiptarët janë cilësuar si terroristë.

Selimi ka thënë se cilësimi i shqiptarëve si terrorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët, është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë, po ashtu, edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi.

“Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës. Akti i vrasjes së civilëve serbë në Gackë të Lipjanit është krim që duhet gjykuar dhe ndëshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët”, ka thënë Selmi.

Ai mes tjerash ka thënë se “Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbëve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si terrorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë në pllakatë dhe po ashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme