Selimi thotë se duhet staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj në gjykata

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka thënë se sistemi gjyqësor duhet të përkrahet me  staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj.

Selimi këto komente i ka bërë gjatë takimit me Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.D gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami.

Ai ka thënë se do të mbështes fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave.

Postimi i plotë i tij:

Pavarësisht sfidave që kanë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, aty është shtuar efikasiteti, mirëpo ende duhet shumë punë. Që të çlirohet kapitali për ekonominë e tregut të lirë, këta gjyqtarë duhet t’i përkrahim me staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj. Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.D gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami, u pajtuam që mbështetja më e madhe ndaj tyre mund t’i sjell shtetit, rreth 300 milionë euro, para të cilat po qëndrojnë të bllokuara. Si ministër, do të mbështes në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, pos për pavarësinë e tyre edhe në sigurimin e profesionalizmit të lartë, por edhe integritetit dhe sigurisë̈ së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme