Selmanaj kërkon mobilizim nga MSh-ja për të helmuarit në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i AAK-së, Rasim Selmanaj, tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të mobilizohet për ta ndihmuar komunën e Deçanit, pasi u helmuan qindra qytetarë të kësaj komune.

Postimi i plotë:

Rasti i të helmuarëve në Deçan, dhe tani shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, do të duhej të mobilizonte Ministrinë e Shendetësisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për t’u marrë  seriozisht me rastin. Neglizhenca është e papranueshme, sidomos kur kjo duket e qëllimshme, duke lënë  Komunēn e Deçanit me kapacitete të veta  tē përballet me një numër kaq të madh të helmuarish.

Të helmuarëve sherim sa më të shpejtë!

RS

Të ngjashme