Selmani flet për përvojën e keqe në bregdetin shqiptar

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrësi Gazmend Selmani ka folur për turizmin në Shqipëri. Atje ai thotë se shkon disa herë në vit por siç tha vetëm në ‘zonat e sigurta”.

Selmani në Pressing ka treguar një përvojë të keqe në Shëngjin e cila i kishte ndodhur shumë vjet më parë.

“Unë e frekuentoj Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar. Ka vende, ka lokacione ku kanë ofertë jashtëzakonisht të mirë dhe ka vende ku rreziku është jashtëzakonisht i madh”, thotë ai.

“Atë që unë po e them sot është që me e refuzuar ofertën në zonat ku rreziku është i madh”, tregoi ai.

“Një ngjarje që unë e kam përjetuar më 2014 në Shëngjin derisa isha në hyrje të qytetit me dy djem. Qytetarët nisëm me bo zhurmë dhe ata u larguan. Nga atëher vendosa mos të shkoj në Shëngjin dhe nuk besoj se do të shkoj ndonjëherë”, tha ai.

Të ngjashme