Senatorja amerikane fton gratë kosovare për studime në Iowa

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Senataorja Ameriane nga rradhët e republikanëve nga shteti Iowa, Joni Ernst, u ka bërë ftesë publike grave nga Kosova që të aplikojnë në programin e bursave të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK).

Sentorja 44 vjeçare ka thënë se Kosova dhe Iowa kanë një lidhje të veçantë se është krenare që bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Iowas po thellohet përtej bashkëpunimit në mes të Gardës Nacionale dhe FSK-së, me fokus të ri në arsim dhe marrëveshjen në mes kolexhit të kryeqytetit Des Moines dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës që synon të krijon gra lidere në fushën e energjisë, përcjellë Gazeta Metro

Në këtë video, senatorja Ernst thotë se ndihma për gratë të arrijnë barazi në vende të punës dhe sukses në ndërmarrësi është në fokus të Qeverisë Amerikane.

Ajo gjithashtu e ka  përgëzuar Fondacionin e Kosovës të Mileniumit që po siguron bursa, punë praktike dhe grante në arritje të këtij qëllimi.

Senatorja Ernst vitin e kaluar është zgjedhur udhëheqëse seniore e republikanëve në Senat, ndërsa tani njihet si një nga politikanet më të fuqishme në legjislativin amerikan.

Programi i stipendioneve “WE – Women in Energy” i Fondacionit të Mileniumit përkrahet nga Qeveria Amerikane dhe synon të mbulojë shpenzimet e plota për 25 gra kosovare të studiojnë në Amerikë, në fusha të ndërlidhura me sektorin e energjisë. Konkursi për vendet e para është hapur dhe informatat gjenden në millenniumkosovo.org/womeninenergy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme