Serbët e Ranillukut nuk respektojnë ligjin, me diploma të Serbisë kërkojnë të rikthehen në arsim

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ka diskutuar lidhur me kërkesën e disa punëtorëve të arsimit të Komunës së Ranillukut, të cilët janë larguar nga puna për shkak se nuk iu kanë përmbajtur ligjeve të Republikës së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

16 punëtorë të një shkolle fillore në Ranillukë po vlerësojnë se iu kanë shkelur të drejtat e tyre me rastin e largimit nga puna.

Katarina Risitiq, ish – arsimtare e shkollës fillore, tha se nuk e din arsyen pse është hequr nga lista e pagave.

“2016 nuk marrë pagë nga institucionet e Kosovës. Unë kam tentuar të flas edhe me Komunë pse kjo ngecje dhe kam dashur arsyetim, mirëpo ju kam drejtuar inspeksionit në Gjilan e cila na përcjellën ne Prishtinë. Kam bërë kërkesë në bazë të informatave kemi ardhur një urdhër që unë të kthehem në listën e pagave dhe ajo është bërë vendim i plotë fuqishëm. Mirëpo ata prapë s’më kanë shti në listë të pagave. Nuk kam arsyetim pse jam e diskriminuar”, tha ajo.

Edhe Zorica Simiq, pedagoge parashkollor, tha para Komisionit se nuk e din arsyen e largimit nga lista e pagave.

“Më kanë larguar nga lista e pagave jam e vetmja pedagoge nuk i dia arsyet e tyre kam bërë ankesa në komunë, Petkoviqit, gjithashtu edhe drejtori të çerdhes kam kërkuar vetëm një arsyetim pse vetëm unë nga ai institucion jam hequr nga lista e organeve dhe jam e diskriminuar”, tha ajo.

Mësuesja Gorna Petrovic tha se kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

“Jemi të përjashtuar ne 2013, jemi 16 punëtorë të kësaj shkolle nuk dua të përsëris mirëpo unë dua si ka rrjedhur situata dhe dua të ndalem te Ministria e Punës në 2017 ka marrë vendim t’i kthej punëtorët në bazë të nenit 55. Ky vendim nuk është respektuar në Komunën e Kamenicës, prapë jemi ankuar. Deri kur do të shkojë sepse 5 vite kanë kaluar ju kisha lutur të na ndihmoni”, tha ajo.

Drejtori i drejtorisë se Arsimit në Kamenicë, Agim Shkodra,  tha se në rastin në fjalë nuk është shkelur ligji, pasi që konsideron se punëtorët e larguar kanë punuar me sistem dhe ligje të Serbisë.

” Askush s’është larguar nga puna. Sipas kritereve ne çdo vit shpallim konkurse për këtë arsye ne shpallim konkurs për vitin ardhshëm. Sa i përket vendimit të inspektoratit ne kemi kërkuar revidim të ligjit të procedurës ne kemi kërkuar që të hapim këtë çështje që të vijmë deri tek të dhëna të tjera. S’besoj që kemi shkel ligjin”, tha ai.

Edhe drejtori i Financave, Xhavit Krasniqi tha se largimi i tyre ka ardhur si pasojë e mos respektimit të ligjeve të Kosovës.

“Kjo ka ardhur si pasoj e atyre që s’kanë dashur të punojnë në bazë të ligjeve të Kosovës por me ato të Serbisë’

Ndërsa deputetja  Duda Balje tha se me heqjen e punëtorëve nga lista e pagave është shkelur ligji.

“Ne kemi shkel ligjin tonë në një vend po në shumë vende në fakt ne s’kemi ligj fare”, tha ajo.

Avokati i Komunës së Ranillukut, Rexhep Cana tha se në rastin e përmendur nuk është shkelur ligji.

“Në asnjë moment s’janë shkelur të drejtat e tyre pasi Komuna i ka ftuar për diplomat që mundem të aplikojnë. Diplomat që nuk pranohen është përgjegjësi e Ministrisë se Arsimit jo tonat. Kemi elemente te huaja për të destabilizuar arsimin”, tha ai.

Mdërsa deputeti Veton Berisha, tha se si komision nuk kanë ekspertizën e duhur për të gjykuar këtë rast.

“Nuk kemi vendim të Gjykatës si Komision nuk jemi në kompetencë të shqyrtojmë shkelje të drejtave të njeriut derisa ta kemi një analizë dhe ekspertizë nuk është debat që na duhet të merremi”, tha ai.

Të ngjashme