Serbët e veriut nesër sërish në protestë

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

I ashtuquajturi shtab krize i krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, sot ka marrë vendim që serbët e këtij rajoni sërish nesër të dalin në protestë.

Protesta, thuhet nga shtabi, mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj ngritjes 100 për qind të taksës për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Paralajmërohet se protestat do të jenë të qeta dhe do të fillojnë në orën 12:00, përcjell b92.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka njoftuar se nesër po ashtu do të mbahen mbledhje e jashtëzakonshme të asambleve komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë veriore në të cilat do të shqyrtohet situata e sigurisë në veri.

Në mbledhje të “shtabit të krizës” kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme