Serbët kërkojnë riaktualizimin e çështjes së kufirit të Mitrovicës në Bruksel

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 10:13 | Nga

Zyra e BE-së në Prishtinë e ka bërë të qartë se çështja e definimit të kufirit administrativ në mes të dyja komunave të Mitrovicës është përcaktuar me ligjet e Kosovës dhe u ka bërë thirrje kryetarëve, Bahtiri e Rakiq, që ta nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimi, por Goran Rakiq ka refuzuar të nënshkruajë.

Ai pos Suhadollit synon që t’ia bashkëngjitë veriut edhe disa fshatra shqiptare, si dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër

Serbët e veriut të Kosovës kanë kërkuar që definimi i kufirit të Mitrovicës të bëhet në Bruksel, për shkak, siç kanë thënë ata, të rrezikut që Suhadolli të mbetet pjesë e Mitrovicës Jugore. Iniciativa Qytetare e Oliver Ivanoviqit, SDP-ja, ka kërkuar që Brukseli të vendosë për kufirin pasi që konsideron se Pakoja e Ahtisaarit nuk mund të zbatohen në pjesën veriore të Kosovës, shkruan gazeta “Zeri”.

“Me Planin e Ahtisaarit është caktuar pa asnjë logjikë që vija ndarëse në mes të komunës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës të tërhiqet në atë mënyrë që serbët e Suhadollit t’i takojnë komunës jugore. Shteti ynë (Serbia) e ka hedhur poshtë Planin e Ahtisaarit dhe për këtë arsye krejt çfarë del nga ajo pako për ne nuk mundet dhe nuk guxon të jetë e pranueshme. Për arsye të mospranimit të këtij plani janë iniciuar edhe bisedimet në Bruksel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme