Serbët lëshojnë seancën e AKE-së, shkak lirimi i Ramushit

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 16:24 | Nga

Një delegacion i Parlamentit të Serbisë kanë lëshuar seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg për të protestuar mbi lirimin e liderit të AAK-së,Ramush Haradinaj.

Sipas deklaratës, delegacioni serb ka dënuar vendimin që sipas tyre është i turpshëm i gjykatës franceze, për të mos ekstraduar Haradinajn në Serbi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe duhet përkujtuar që lideri Haradinaj pritet që brenda pak orëve të arrij në Kosovë, tek shumë qytetarë të cilët veçse janë përgatitur për ta pritur atë.

Të ngjashme