Serbët në veri sulmojnë gazetarët e Gazetës Blic

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutash është sulmuar ekipi e Gazeta Blic në veri të Mitrovicës, teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së koronavirusit.

Derisa gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe të flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, ata janë sulmuar nga dy qytetar.

“Na u afrun dy të rinj serb, duke më goditur në fytyrë dhe në vesh. Ndërsa e kanë shtyer gazetarin Diamant Bajra dhe kameramanin Arsim Rexhepi”, ka rrëfyer ngjarjen Maxhuni.

Ai është goditur me grusht dhe me shkelmë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për momentin, gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

Rasti është denoncuar në polici, dhe në këto momente ekipi i Gazeta Blic është duke u intervistuar.

Të ngjashme