Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Policia e Kosovës i zhvesh disa të rinj me fanella provokuese

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani, pasi bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës me katër shkronjat “S”, raporton Ekonomia Online.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë janë kontrolluar nga policia.

Viteve të kaluara, të pjesëmarrësit serbë janë gjetur edhe armë të ftohta, ndërkohë që edhe ka pasur arrestime për shkak të provokimeve.

Sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online, Policia e detyroi një person ta zhvishte bluzën në mënyrë që të mund të kalonte tutje.

Disa dhjetëra serbë nga Kosova, por edhe të ardhur nga Serbia, janë mbledhur sot në Gazimestan, në afërsi të Prishtinës, për të shënuar Ditën e Vidovdanit. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, të 28 qershor 1389, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike.

Në Gazimestan të Obiliqit ndodhet Monumenti i Betejës, ku serbët mblidhen për rite fetare çdo vjet më 28 qershor.

Vidovdani, në periudhën e dominimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviç u keqpërdor për nxitjen e nacionalizmit serb në ish-Jugosllavi, që nxiti luftërat në Ballkan.

Kosova dy dekada më vonë, pas intervenimit të NATO-s, që nxori jashtë administrimin serb, shpalli pavarësinë e saj.

Të ngjashme