Serbët vendosin barrikada edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë që në mes të rrugës të ndaluar janë parë sot edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Afërsisht, kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.

Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, sot nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët, /Telegrafi/ .


Të ngjashme