Serbia cakton seancën e Grupit Punues për dialogun e brendshëm për Kosovën

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 11:05 | Nga

Të hënën është caktuar në Serbi që të mbahet seanca e parë e Grupit Punues për Mbështetje të Dialogut të Brendshëm për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar Tanjug nga “Zyra për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë.

Seanca do të nisë nga ora 13:00 në Qeverinë e Serbisë.

Më 16 tetor, qeveria serbe miratoi një vendim mbi Edukimin e Grupit Punues për Mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme