Serbia i dërgoi Francës dokumente shtesë për Haradinajn

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 11:49 | Nga

Ministria e Drejtësisë së Serbisë i ka dërguar dy ditë më parë Gjykatës së Apelit në Francë dokumentacionin shtesë  në lidhje me kërkesën për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dokumentimi  me mbi 100 faqe i është dërguar gjykatës franceze, pa kërkesën e tij ose me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, raporton “Tanjug”.

Ky reagim i autoriteteve serbe erdhi pas vendimit të sotëm të gjykatës franceze për Haradinajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme