Serbia hedh një hap më shumë drejt njohjes së Kosovës

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 16:48 | Nga

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Serbisë miratoi propozimin e qeverisë për të krijuar një fond për Ballkanin Perëndimor, e që është një nga qëllimet e integrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë në rajon.

Nëse parlamenti ratifikon marrëveshjen për themelimin e Fondit, Serbia do të jetë një hap më afër njohjes së Kosovës, thonë nga Partia Demokratike e Serbisë dhe ajo Radikale kanë kërkuar tërheqjen e propozimit nga Parlamenti.

Në Fondin për Ballkanin Perëndimor , pos Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi është dhe Kosova.

“Në qoftë se e miratojmë këtë marrëveshje, ne jemi duke shkelur Kushtetutën. Para së gjithash, ne jemi duke i dhënë fund preambulës dhe jemi duke shkuar rrugës për të ndryshuar Kushtetutën para se të shpall ndryshimet në Kushtetutë kundër së cilës jam unë dhe DSS, “ka thënë përfaqësuesja e DSS-së. Sanda Rashkoviq Iviç, raporton N1.

Sipas informatave jozyrtare, kjo marrëveshje gjatë javës së ardhshme do të paraqitet para deputetëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme