Serbia i identifikon se nga cilat shtete i erdhën kërcënimet për bomba

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kanë thënë se i kanë identifikuar adresat prej të cilave kanë ardhur emailat kërcënuese për bomba.

Aty është përcaktuar se tetë kërcënime të tilla kanë ardhë nga adresat nga Polonia, katër nga Gambia, dy nga Irani dhe Nigeria dhe një nga Ukraina, Sllovenia dhe Rusia.

Pjesëtarët e policisë serbe e kanë identifikuar personin i cili gjatë ditës së djeshme ka dërguar kërcënime të së njëjtës përmbajtje në telefon.

Ndryshe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë dje se raportimet për bombat në Serbi janë presion nga jashtë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme nga dita në ditë dhe kërcënimet për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ajo nga Shkupi ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Të ngjashme