Serbia i jep mbi gjysmë milion euro për ndërtimin e universitetit paralel në veri

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e një ndërtese të re të universitetit paralel të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës.

Petkoviq theksoi se 10 mijë studentë, profesorë, si dhe qyteti i Mitrovicës Kosovare e kanë pritur këtë ditë për 22 vjet.

“Këto nuk janë ditë të zakonshme dhe sot ne nuk vendosëm një gurthemeli të zakonshëm, por një gur themeli të harmonisë dhe unitetit serb të popullit serb në Kosovë, dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe siç do të jemi Lista Serbe dhe Universiteti dhe shteti i Serbisë. “Vetëm në atë unitet populli ynë ka të ardhme, ashtu siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq dje”, tha Petkoviq.

Ai deklaroi se “ky është një projekt me vlerë 720 milionë dinarë (rreth 614 mijë euro) dhe se sipas tij, shteti i Serbisë ka para për të ndërtuar këtë ndërtesë, e cila do të jetë një objekt madhështor për krenarinë e çdo banori në veri të Mitrovicës.

Të ngjashme