Serbia ka pesë ditë kohë të ankohet në Apel për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 18:27 | Nga

Gjykata e Colmarit në Francë e ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbajtjes për katër muaj, për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Tani Serbia do të provojë që luftën e saj në këtë çështje ta vazhdojë në Gjykatën e Apelit që sipas rregullave të drejtësisë franceze, ka afat pesë ditë.

Për lirimin e Haradinajt kanë raportuar të gjitha mediat botërore, përfshirë edhe gazetën prestigjioze amerikane, The New York Times.

The Times në artikullin për lirimin e Haradinajt ka përmendur edhe deklaratën e Daut Haradinajt, se nëse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit vëllai i tij, nuk lirohet, por ekstradohet në Serbi, atëherë Kosova futet në luftë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme